“Punonjësi është parë si shpenzim, jo investim”, Pashai: Shteti s’mund të ndërhyjë. Muça: Duhet të përçojë një model burokratik te biznesi

Më të fundit


Eksperti Erion Muça thotë se shteti duhet të përçojë te sektori privat një model burokratik të mënyrës së funksionimit. I ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, duke folur për tregun e punës, ai tha se punonjësi është parë gjithmonë si një shpenzim dhe jo si një investim.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Muça: Ideja është e tillë se ka një të vërtetë në Shqipëri me tregun e punës. Mbi historikun se si është zhvilluar sektori privat në Shqipëri mbi forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të veta të kapitalit njerëzor, e ka parë gjithmonë punonjësin si shpenzim dhe jo si investim. Ç’do të thotë, duke e parë në këtë mënyrë, jo gjithmonë është çështje mentaliteti, aftësie likuiditeti apo pagesash më shumë, por edhe çështje mungese informacioni dhe njohurish, çështje e mungesës së dëshirës sepse ka frikë për të deleguar vendimmarrje te punonjësi i vet dhe rrjedhimisht sipërmarrja private tërhiqet gjithmonë në momente të caktuara, kur duhet të delegojë vendimmarrje dhe përgjegjësi.

Përballë kësaj situate, unë mendoj se shteti ka një rol që të përçojë te sektori privat modele burokratike të mënyrës së funksionimit vet që sektori privat nuk është përballur me këto modele, të mund t’i implementojë të vetja duke marrë pjesën më të mirë të tyre.

Bardhi Sejdarasi: Ka një problem. Në fund të vitit 2023, kemi pasur punëkërkues të papunë 74730 veta gjendje që ishin të gatshëm për një punë, 7 mijë me arsimin e lartë, 32 mijë veta që marrin pagesë të papunësisë. Po t’i marrësh të gjithë faktorët, duke qenë se kemi 74 mijë njerëz dhe vazhdojmë të kërkojmë, tani që gjithë ky kontigjent pret akoma në zyrat e punës dhe biznesi që vazhdon të kërkojë, një blektor në Lushnje më shkruante se mund ta marr një çoban me 1 mijë euro në muaj dhe i siguroj të gjithë gjërat, një hotelier në Vlorë më shkruante se pastruesja mund të vijë te unë me 1 mijë euro.

Erald Pashai: Qëllimi i një biznesi është të maksimizojë fitimin. Pse e bën këtë ushtrim sepse i ecën. Faktori i parë është tregu, i dyti është mendësia. Nuk mund të ndërhyjë shteti në këto gjëra.

Erion Muca: Mund të hulumtojë dhe detektojë. Ka biznese që xhirojnë 100 milionë euro në vit dhe kanë 10 punonjës të deklaruar, që në këtë proces ti kupton dhe bëhesh objekt hulumtimi dhe auditimi për të parë mundësinë dhe kapacitetet e këtij subjekti për të fshehur të ardhurat.

Erald Pashai: Në çdo formë, një shtet që nuk është maksimalisht demokratik, si ky i joni, nuk mund të ndërhyjë në këto gjëra. Duke ndërhyrë, do të bëhet më keq. Le ta lëmë tregun që të funksionojë. Duke qenë se kjo ka ndodhur, ne nuk kemi pse ta frenojmë se kështu tregu zhvillohet.

Erion Muça: Krijon një perceptim negativ në popullatë, perceptim i një sipërmarrje në komunitetin ku operon krijon përshtypjen negative se imazhi i tij është i keq. Problemi se nuk i vijnë më punonjësit.

Erald Pashai: Biznesi është individual dhe fitimi është, nuk ka punë shteti në këtë.

Bardhi Sejdarasi: Kjo ka ndodhur, prandaj ka një reagim të bizneseve. Dhe prandaj bizneset kanë rritur rrogat më shumë sesa mesatarja. Kemi rritje në biznesin privat 8 përqind në vit, nga 3.6 që ishte rritja e pagës minimale. Tani biznesi ka shkuar në mbi 15 përqind te rritja e pagës. Shifrat e fundit tregojnë deri në 30 % sepse biznesi e pa që nuk mund t’ja dalë dot duke thënë se po të dua ‘hajt me kaq dhe po të duash jo. Ka disa faktorë. I pari, është që nuk kemi njerëz, i dyti është se edhe këta që kemi 75 mijë veta nuk shkojnë në punë me këtë standard që ofron punëdhënësi, kështu që detyrimisht të gjithë kanë filluar të reagojnë. Le të vazhdojë, shteti le ta stimulojë rritjen e pagës për ata 130 mijë veta që ka në buxhet sepse e para, do të tërheqë nga biznesi privat njerëz që do të ndikohen nga rroga e lartë, do të shkojnë të punojnë dhe biznesi do ta kuptojë se nuk mund të funksionojë më. Do të mbyllin ndërmarrjen kur nuk ke fuqi punëtore. Ne kemi tregues të kësaj, në manifakturë, fasoneri, shërbime turistike. Kemi një kërkesë imediate që bën nga sektori i turizmit, i cili i kërkon qeverisë që të mbarojë shkollat në korrik se më duhen të gjithë studentët në shërbim.

Erald Pashai: Ka një inspektoriat pune që ka ca rregulla për të ndjekur. Nuk ka punë shteti. Nuk është problemi i shtetit. Mos të themi nga këto që ngrihet dikush dhe të thotë se shteti duhet të më gjejë punonjës. Shteti ka paaftësi për gjëra të tjera por të bëjë detyrat funksionale që ka. Këtë e rregullon vetë mekanizmi i kapitalizmit, shteti s’ka për detyrë të ndërhyjë.

Sokol Balla: Pse nuk e rregulloi për 30 vjet? Erald Pashai: Sepse ekonomia ishte e tillë. Në realitet, me një pagë 400 mijë lekë i vinin 10 veta te dera. Pse duhet ta rriste kur atij i vinin kaq. Në momentin që ata s’i kishte më te dera, kjo është kërkesë-ofertë./abcnews.al



Skip to toolbar