Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa u plagosën gjatë të shtënave masive në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.
Policia tha se i dyshuari, një punonjës i qytetit është shkaktar i sulmit.
I armatosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.
Sulmi filloi pak pas orës 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë qeveritare. Menjëherë policia nisi evakuimin e punonjësve.
“Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë, dhe pjesa tjetër e viktimave u gjetën në tre kate të ndërtesës qeveritare”, tha shefi i policisë James Cervera.
“Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda dhe “e neutralizuan atë menjëherë”, tha shefi Cervera.
Shefi i policisë tha se vendi i krimit ishte “i tmerrshëm” dhe mund të “përshkruhej më mirë si një zonë lufte”.
Ndërkaq identitetet e 12 viktimave dhe ai i autorit të sulmit ende nuk është bërë i ditur.
