Punëtori qëllohet me plumb në kokë te “Myslym Shyri”, ndodhet në gjendje kome

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në mes të ditës, ku një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një ndër zonat më të  popullarizuara të Tiranës. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në spital dhe nuk është identifikuar ende.


Personi, i cili punonte si punëtor ndërtimi, është qëlluar pranë objektit që është në rikonstruksion, një ndërtesë tre katëshe në zonën e Mylsym Shyrit. Punëtori ka qenë i vetëm në momentin kur është qëlluar me plumb nga persona ende të paidentifikuar nga blutë e kryeqytetit.

Kanë nisur shoqërimet e para në polici, të personave që mund të jenë bërë dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë, detajet e të cilëve mund të ndihmonin në zbardhjen e dinamikës dhe identifikimin e autorëve.




Skip to toolbar