Rama: Drejtësia e re nuk do kursejë askënd

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka bërë paralajmërimin e fortë për të gjithë ata që shkelin ligjin, si për politikanët që mbrojnë krimin ashtu edhe për prokurorët apo gjykatësit që nuk kalojnë dot vettingun.

“Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”, shkruan kryeministri në Facebook, ndërsa ka postuar videon live të Erjon Braçes i cili ka nxjerrë të shtunën fakte të reja që implikojnë prokurorun e Durrësit Arjan Ndoja.

Rama shkruan: “Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim.

Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”, shkruan kryeministri në Facebook.

Ai ishte i pari që denoncoi prokurorin Ndoja në seancën e së enjtes në Kuvend por edhe në emisionin Real Story në Neës 24 ku tha se “prokurori në fjalë është i lidhur me krimin dhe bashkëpunon me organizatat kriminale”. Ndërsa gjatë të shtunës në një deklaratë për mediat zëvendëskryeministri Erion Braçe publikoi të tjera fakte për të dhe akuzoi PD që mbron sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë.

ERTV Live😊: Zv.Kryeministri Erjon Braçe, reagon ndaj mbështetjes kriminale që Partia Demokratike i jep Prokurorit kriminel të DurrësitProkurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”🤮Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim👊Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd👍

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 5. Oktober 2019


Skip to toolbar