Juristja Brizida Gjikondi tha se përfshirja e Ramës si dëshmitar në dosjen ‘Partizani’ ka shërbyer për të sfumuar procesin dhe për të larguar vëmendjen nga abuzimi me pushtetin nga Berisha dhe rrethi i tij familjar.
Ajo e cilësoi çështjen si një “skemë korruptive të pastër”, dhe se thirrja e Ramës është një taktikë për të shmangur thelbin e çështjes.
“Mënyra sesi u sfumua duke thirrur Ramën, kanë dashur të sfumojnë procesin duke hequr fokusin nga abuzimi me pushtetin që ka bërë Berisha; aty hyjnë të gjithë si familje.
Është një kolaps i madh ku janë të përfshirë të gjithë, për prona strategjike përfshihen të gjithë. Pjesa e Berishës si KM dhe dhëndrit të tij është një skemë korruptive e pastër e pushtetit; thirrja e Ramës ka qenë një taktikë e shëmtuar për të shmangur thelbin.”
