Kryeministrja Meloni pret Ramën/ Shefi i qeverisë vizitë zyrtare në Romë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama u prit në ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.

Rama dhe Meloni zhvilluan një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.



Skip to toolbar