Rama falenderon PS: Urime deputetëve të legjislatures së re dhe socialistëve që punuan në terren

Më të fundit


Edi Rama i është drejtuar me një mesazh falenderimi kandidatëve dhe strukturave të partisë, pas fitores historike që socialistet arritën më 11 maj.

Jo vetëm kandatët të cilët siguruan një vend në kuvendin e ardhshëm, por kryesocialisti shprehu mirënjohjen, për të gjithë ata që dolën në terren për të punuar për rezultatin e përbashkët, që sic thotë ai, do të mbetet në historinë politike të Shqipërisë.

“Dua t’i përgëzoj shumë përzemërsisht të gjithë ata dhe ato që në fushën e hapur të betejës, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre dhe u bënë fuqi e shtuar e Partisë Socialiste në çdo territor! Urime me gjithë zemër për ata e ato që ia dolën të hyjnë në ekipin e legjislaturës së ardhshme.”

Një falenderim, Rama e kishte edhe për kandidatët të cilët nuk arritën të siguronin një ulëse në kuvend. Sipas kryesocialistit, kontributi I tyre mbetet thelbësor në sfidat e ardhshme, me në krye anëtarësimin në BE.

“Të gjithë atyre qe s’ia dolën u them shumë sinqerisht se duhet të jenë jo vetëm krenarë, për pjesën e tyre të çmuar në fitoren e Partisë Socialiste, po edhe të bindur se në rrugën që vazhdon, me supersfidën historike të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kontributi i tyre do të jetë shumë i nevojshëm. Prandaj kokën lart të gjithë bashkë motra e vëllezër, këtu nuk ka humbës por vetëm fitues!” 

Në 11 maj, Partia Socialisti mori mbështetjen e mbi 700 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri. Ky rezultat I jep mundësinë, Edi Ramës, dhe shumicës parlamentare të cojë përpara ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, pa patur nevoje të bëjë negociata me Sali Berishën, të cilët në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 50 mandate, bashkë me aleatet. 



Skip to toolbar