Nga qyteti i Kolonjës, ku kryeministri Rama vijon fushatën elektorale, nuk hezitoi të flinte edhe për Lulin dhe Monikën, të cilës shpesh i referohet edhe si fallxhorja që shkatërroi qetësinë në vend duke lexuar filxhanin e saj.
“Nuk kemi parë kurrë një grua që udhëheq një parti politike dhe të mallkojë në mitingje. Fallxhorja me filxhanin e saj mori në qafë Shqipërinë dhe futi mallkimin si kategori të re të mitingjet e politikës. Infektoi edhe Neritanin, kaq vite profesor i nderuar, me filxhanin e saj. Kjo nuk është për të qeshur, por për të qarë. Është mirë t’i qajmë ato më datë 30 qershor duke mbyllur njëherë e mirë këtë lojë të ulët që bëhet nga popullit dhe vendit.” – tha Rama
Kryemisnitri nuk la pa përmendur edhe kreun e demokratëve, duke thënë se Luli ka të njëjtin muhabet sa herë ka zgjedhje, edhe në 2017 ishte i njëjti avaz. “Vjen proteston poshtë zyrës time, këndon himnin dhe ikën, vjen bërtet prapë dhe të gjithë këtë e bën të shmangur reformën në drejtësi dhe paaftësinë e tij për të fituar.’