Rama i përgjigjet Kurtit: Pas kthimit nga Asambleja e OKB, vizitoj Kosovën

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje homologut të tij kosovar, Albin Kurti në lidhje me urimin e këtij të fundit për mandatin e tretë qeverisës, por edhe ftesën publike që i bëri për të vizituar Kosovën.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama theksoi se kur të kthehej nga Asambleja e OKB-së do të vizitonte me shumë kënaqësi Kosovën.


MESAZHI I RAMES
Faleminderit
@albinkurti
! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona🇦🇱❤️🇽🇰




Skip to toolbar