Rama: Kemi mbështetjen e Gjermanisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbajtjes së samitit të Poznanit në Poloni. Kreu i qeverisë është shprehur se Samiti i Ballkanit Perëndimor kishte si qëllim bërjen e një bilanci për atë që është bërë deri më tani. Rama tha se Gjermania dhe Franca janë mbështetje të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

“Ky është një samit për të bërë një bilanc të ecurisë së punëve në terësi në rajonin tonë.Kemi pasur diskutime intensive, interesante, të hapura dhe është me shumë rëndësi që procesi i Berlinit është një proces që konsolidohet vit pas viti, pa diskutim dhe arritjet nuk janë pak. Çfarë është planifikuar për të nesërmen është më e sigurt se ka qenë më pare”.


“Ne kemi vetëm një rrugë, rrugën e forcimit të  bashkëpunimit rajonal. Në këtë aspekt, Bashkimi Europian, Gjermania por edhe Franca së fundmi me riangazhimin në rajon dhe agjencinë franceze të zhvillimit të përfshirë për herë të parë historikisht në rajon, janë në mbështetje”, tha Rama.




Skip to toolbar