Rama mbledh Grupin e Veriut: Do ndryshojmë 80% të drejtorëve

POLITIKË


Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur të premten një takim Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë, vetëm pak orë pas mbajtjes së mbledhjes së parë të këshillit bashkiak në bashkinë Shkodër, e cila nuk u shoqërua me protesta, ndonëse ende kjo bashki mbetet në ngërç për çështjen e kryetarit. Në këtë mbledhje është diskutuar mbi ngritjen e dy komisioneve të paralajmëruara më herët, nga të cilët janë propozuar emrat për drejtorët e rinj të drejtorive rajonale, të cilët dhanë dorëheqjen pas rastit të Valdrin Pjetrit, me qëllim për të krijuar një imazh të ri pë Shodrën, ndërkohë që kryeministri ka paralajmëruar se do të ndryshohen 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës

Në mbledhje marrin pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është njëkohësisht edhe koordinator politik i PS për qarkun Lezhës, kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.


Sipas të dhënave nga kjo mbledhje, Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largmin e 80% të drejtorëve në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra. Ai ka kërkuar një analizë e buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se në çfarë gjendje jemi aktualisht.

Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen, por do bëhet vlerësimi i performancës për të bërë seleksionim, pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm. Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Në mbledhjen që kryeministri Edi Rama po zhvillon me drejtues të rajonit të Veriut i është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t’u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë, Edi Rama. Është pranuar dorëheqja  e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtorisë së Thesarit,  drejtorit të Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtorit të ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtorit të Entit të banesave, Brian Murriqi.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve me qytetarë) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Rama urdhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër. Tashmë pritet që komisionet t’i propozojnë grupit të rajonit të veriut të drejtuar nga vetë Rama, emrat që mund të jenë drejtorët e rinj për drejtoritë rajonale në Shkodër, me varësi nga pushteti qendror.




Skip to toolbar