Rama: Më 11 maj, jo fitore por triumf i PS

Më të fundit


Kryetari i Partisë Socialiste ka theksuar se më 11 maj, shqiptarët duhet të mendojnë për Shqipërinë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, më shumë se për një fitore të thjeshtë të PS-së. Sipas tij, vendimi i shqiptarëve duhet të jetë një investim në të ardhmen e vendit, duke synuar përfundimin e negociatave për anëtarësim deri në vitin 2027.

Ai theksoi gjithashtu se për përmbylljen e këtij procesi janë angazhuar rreth 1,000 persona në tryezat e negociatave, ndërkohë që një grup i ngushtë prej 40 specialistësh përditë monitoron ecurinë e detyrave të Shqipërisë në këtë drejtim.

Kryetari i PS-së përmendi se anëtarësimi në BE është një mundësi për Shqipërinë për të arritur nivelin e dytë të flamurit shqiptar, që i jep sovranitetit vlera të sigurta: lirinë individuale, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike



Skip to toolbar