Rama më i votuari në Durrës. Surpriza në listën e PD, kush është më i votuari

Më të fundit


Mbyllet numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Durrës. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte renditur i 8 në listë ka rezulton kandidati më i votuar në këtë qark me 15871 vota. Pas Ramës, më i votuari është Lefter Koka me 9609 vota. Pastaj vjen kandidati për deputet Rrahman Rraja i cili ka arritur që të marrë 7759 vota.  I 4 më i votuari në këtë qark është Yurgis Çyrbja me 6583 vota.

Nga Lista e Partisë Demokratike, dy kandidatet më të votuara janë dy femra. Lista kryesohet nga Igli Cara me 6952 vota, e dyta kalon Manjola Luku me 6108 vota. Pas saj vjen Andia Ulliri, e cila kandidon për herë të parë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe është vetëm 22-vjeçe dhe ka arritur që të fitojë 5595 vota.





Skip to toolbar