Shpresë e re për negociatat. Rama: “Jam zhgënjyer mjaftueshëm”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka qenë pjesë e një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut. Ku ka folur për një sërë temash që prekin Shqipërinë dhe Rajonin.

Duke u ndalur tek negociata, Rama u shpreh se me metodologjinë e re të BE-së për integrimin ka disa argumente të mira, pasi është bërë më e drejtë dhe parashikueshme për të gjithë.


“Na duhet të presim momentin që jo vetëm ne të jemi të mirët por edhe ata të jenë mirë. Është bërë progres edhe në bazë të metodologjisë së re disa argumente janë të mira. Edhe pse mund ta kishim pasur më të lehtë pa këto argumente, por tani është bërë më e drejtë dhe parashikueshme për të gjithë, pasi po bëhej makth dhe skizofrenike. Këshilli gjithmonë e më tepër mbeti peng e dinamikave të brendshme të vendeve të tyre. Në kohën kur britanikët u larguan, Europa për shqiptarët është shumë.

Ky është i pari vend ku donim të ishim për një kohë të gjatë. Kjo është si martesa, duhet të martohesh për të kuptuar se nuk është e njëjta gjë që kishte menduar. Asnjëherë nuk kemi mundur të zgjedhim më parë, tani që prej 3 dekadave po luftojmë të bëjmë zgjedhjet tona realitet. Vendimi për negociatat u perceptua keq, sepse e meritonim. Bëmë gjithcka që një vend si ne duhet të bënte për të çelur bisedimet. Asnjë vend përpara bisedimeve për anëtarësim nuk ka bërë aq shumë sa kemi bërë ne, sepse procesi u bë gjithmonë edhe më kërkues. Natyrisht kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, për të pasur institucione më mirë funksionale dhe transparente, por nëse nuk do i kishim do të kërkonim të bëheshim anëtarë që sot. Por sot janë më pak se më parë.

Nuk është se po pretendojmë një dhuratë, por një udhërrëfyes të mirë të konsoliduar. Reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA dhe njohurive të BE-së. Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Datë për negociatat? Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama është ndalur dhe tek situate e në Shqipëri ku u shpreh se bojkoti i opozitës në zgjedhje ishte e panegociueshme dhe tani nuk do të ndodhë më se e kuptuan se ishte vetëshkatërruese. “Ne kemi folur shumë gjatë kësaj kohe sa shumë dëm u ka bërë komunizmi vendeve tona. Jemi rritur në një shoqëri kur kundërshtari nuk ekzistonte. Nëse nuk bie dakord me hir apo me pahir, atëherë jeta është e mirë, nëse nuk bie dakord në mënyrë të çmendur jeta është e keqe.

Ne jemi duke u rritur, ende nuk arritur aty ku duhet dhe nuk e shoh domosdoshmërisht si problem, por si një mangësi në procesin e rritjes. Unë mendoj se kemi kaluar një moment të vështirë. Asnjëherë nuk kishim pasur bojkotimin e zgjedhjeve dhe kjo duhej refuzuar, nuk mund të ishte e negociueshme. Unë e shoh shumë të pagjasë që partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen, të gjithë kuptuan se nuk fiton është vetë-shkatërruese, nuk të sjell asgjë. Ne nuk kemi parti që janë anti-NATO apo BE. Ne jemi i vetmi vend që nuk pati asnjëherë parti komuniste, ka një me zero%. Në Malin e Zi është ndryshe, ata kanë kundërshti ndaj integrimit në NATO“, tha Rama.

Teksa ka folur për shengenin Ballkanik, kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut është ndalur tek marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për fluturimet. Sipas kryeministrit, kjo është diçka pozitiv në raport të lëvizjes së lirë mes dy vendeve, por sipas tij, nëse do ta kishte thënë ai këtë gjë, do ti kishin “prerë kokën”

“Sipas studimit të BB, koha e pritjes në kufijtë e Ballkanit për njerëzit dhe mallrat është më shumë sesa 1 mijë vjet.  Pra çfarë dreqin duhet të mendohesh, si nuk e kupton që ta shkurtosh këtë kohë është e mirë për të gjithë.

Është interesante që ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të rivendosur fluturimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Të gjithë në Prishtinë përgëzuan edhe unë e përgëzova, por po ta kisha thënë unë, po ta kisha thënë, jo bërë ndoshta nuk do isha këtu sepse do më kishin prerë kokën. Pra ka shumë mentalitet që duhet të ndryshojmë”, tha Rama.




Skip to toolbar