Rama mungon në Kuvend, ndodhet me Ahmetajn në Dubai

Më të fundit


Kryeministri Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj janë nisur paraditen e sotme për në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Për shkak të agjendës kryeministri nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare ku ishte parashikuar edhe një interpelancë urgjente.

Kryeministri ia ka deleguar interpelancat e thirrura sot ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Më tej në rend dite janë edhe aktin normativ për masat e reja kufizuese që ka vendosur qeveria si dhe censi i popullsisë e banesave, dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit ”Për gjendjen civile” dhe strukturës organike të KQZ.



Skip to toolbar