Rama në burgun e grave jep lajmin e mirë për amnistinë: Kam bërë debat, doja më shumë…

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë e dënuara, ku ka folur për amnistinë që qeveria ka miratuar dhe prej të cilës përfitojnë lirimin nga burgu 28 gra, ndërsa të tjerat përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.

Kryeministri tha se kishte bërë debat me grupin për amnistinë sepse kërkonte që më shumë gra të përfitonin nga falja, por kriteret ligjore nuk lejojnë që gratë që kanë kryer vrasje të përfitojnë lirimin nga burgu. Rama gjithashtu tha se ai mendon se gratë janë viktima të një sistemi që dënon njerëzit e dobët dhe të varfër.


“Unë kam bërë debate për uljen e dënimit për amnistinë. Unë besoj fort që një grua arrin në atë ekstrem, pasi ka me siguri një mijë arsye dhe plagë e kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë. Përtej kësaj duhet të them që presdispozita e listës ka qenë maksimale, por edhe kufizimi në këtë pikë i ka të gjitha arsyet ligjore. E çmoj shumë Etildën në këtë drejtim sepse e ka nisur punën në anën e të drejtave të njeriut. Kam dëshirë që ju që jetoni brenda telave me gjemba të bëni një jetë më të mirë. Gjysma e grave të dënuara do të lirohen. Unë gjithmonë kam menduar se gratë janë viktima të një sistemi që përgjithësisht ka dënuar më shumë njerëzit e dobët dhe të varfër sesa ata që kanë mbrojtje, dhe janë të pasur”, tha Rama, i cili premtoi se qeveria do të bëjë më shumë për të ndihmuar gjendjen e grave që vuajnë dënimin me burg.

Burgu i Grave, Tiranë – Aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit😊• Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të barazisë gjinore, çka figuron edhe në rankimet ndërkombëtare, ku jemi në 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeveri dhe kemi kapërcimin më të madh në hendekun e përgjithshëm gjinor, duke arritur në vendin e 20, midis Kanadasë që rankohet e 19-ta dhe Britanisë së Madhe që rankohet në vendin e 21-të👍#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀ #BaraziGjinore #ZhvillimShoqëror

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. Dezember 2019



Skip to toolbar