GRAMSH- Partia Socialiste vijoi turin e takimeve elektorale në Gramsh, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti Edi Rama, u shpreh se partia që ai drejton është garantuesja e reformës në drejtësi.Ai sulmoi dhe opozitës, të cilës i kujtoi kohën kur qëllonte plumba mbi protestuesit para godinës së kryeministrisë.
Sipas Ramës, në këto 12 vjet, Partia Socialiste ka krijuar një Shqipëria tjetër, ndonëse ka ende nevojë për punë.
“Nuk ja kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësinë. Kanë vrarë disa herë, deri sa arritën e vranë nën dritaret e kryeministrisë.
Ne në këto 12 vjet kemi ndërtuar një Shqipëri tjetër.Kjo është një Shqipëri, e cila ka akoma nevojë të dëgjojë se do bëhet kjo rrugë dhe ajo rrugë. Në 12 vjet kemi bërë atë që s’ka bërë asnjë parti politike në Shqipëria.
Kur ne kemi marrë detyrën i gjithë populli dukej i zhytur në borxhe. Prandaj ne jemi te pragu i BE.”, tha ai.
Kryesocialisti u shpreh se hyrja në Bashkimin Evropian është garancia individuale e çdo qytetari.
“Hyrja atje është garancia se liria individuale e asnjë shqiptari brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk preket më”, tha ai./abcnews.al