Rama në “Real Story”: Negociatat me BE kanë nisur teknikisht, dialogu me PD varet nga 30 qershori

AKTUALITET


Nga Vlora në “Real Story”, Edi Rama u shpreh se negociatat me BE-në janë hapur teknikisht, ndërsa PO-ja, politike, do të vij në tetor. “Vjet KiE ka thënë që negociatat do të hapen në qershor të këtij viti. Teknikisht negociatat Shqipëria ka nisur procesin, por politikisht PO-ja nuk është dhënë e plotë. Defakto procesi teknik ka filluar”, tha Rama.

Ndërkohë, pas 30 qershorit, dialogu me PD-në, për Edi Ramën do të varet pikërisht nga ajo që do të ndodhë ditën e zgjedhjeve. Shmangia e dhunës ditën e zgjedhjeve nga PD, për Edi Ramën do të jetë një barrë  më e madhe për PS-në që të jetë më kreative për të ofruar hapësira dhe pika kontakti me kundërshtarët.

“Nëse ata nuk do futen në një narrativë të re do të jetë tmerrësisht e vështirë për ta. Pas 30 qershorit do të jetë barrë më e madh për ne që të jemi më kreativ për të ofruar hapësira dhe pika kontakti për ta. Do varet shumë nga e diela, nëse ata do vazhdojnë me marrëzinë, do të jetë shumë e vështirë. Të dielën harroje, shko në plazh. Harroje të dielën, do marrësh më qafë PD”.

Më tej, kreu i Qeverisë, u shpreh se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më 2021, ndërsa ndarje të pushtetit me PD-në nuk do të ketë, duke lënë të kuptohet, se në negociatat për dialog pas 30 qershorit, PS-ja nuk do të pranojë kushtin e qeverisë teknike dhe largimin e Kryeministrit.

“Zgjedhjet janë në 2021, periudha është e gjatë për ata që janë angazhuar në revolucionin imagjinar. Nëse do dalin nga kjo rrugë marrëzie, do tu duket shumë e shkurtër pasi do duhet të organizohen. Pushtetin e ndan populli, ajo që po them është kjo; nëse nuk do dimë këtë përgjegjësi të madhe, do të jetë një plus për ata, që do të kapitalizojnë mbi kusuret tona. Ata janë një parti njerëzish rrogtarësh. Votuesit e tyre nuk mund të angazhohen me ato kapacitete për të përmbysur PS-në”./Realstory.a/



Skip to toolbar