“Rama në siklet”/ Zekthi: Qeverisja e tij nuk mund të gjykohet nga programi i RAI3

Më të fundit


Analisti Fitim Zekthi thotë se qeverisja e kryeministrit Edi Rama nuk mund të gjykohet nga programi “Report” i televizionit italian RAI3.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zekthi u shpreh se Rama është në siklet lidhur me marrëveshjen për çështjen e emigrantëve. “Unë mendoj se kjo shkon paralele me atë që thashë, E majta italiane, që e inicioi këtë lloj programi, thotë si është e mundur që kjo Parti Socialiste, keta shqiptarët, u bënë këta, të bëjnë këtë lloj politike të tillë. Unë jam i sigurt që në vetëdijen e RAI 3 është kjo gjë.


Kryeministri Rama, në momenet e para, ka thënë që ai i ka sulmuar. Rama u ndje i sulmuar, programi u bë një lloj buje. Programi është popullor. Unë kam këtë mendim.

Programi kishte synime të tjera politike. Qeverisja e zotit Rama nuk mund të gjykohet nga ky program. Rama qeveris me krimin e organizuar. Kjo është dëshmuar. Unë mendoj që, politikani i mirë nuk bën marrëveshje me djallin. Besoj që ai vetë është në siklet për këtë punë.

Fakti është që Shqipëria qeveriset nga këto 3 gjëra, një vijë e hollë politike është PS, krimi i organizuar dhe biznesi klientelist. Hajde merre vesh se kush komandon njërin apo tjetrin”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar