Rama në xhaminë e Et’hem Beut: Pas vuajtjes vjen lehtësimi

Më të fundit


Në ditën e nisjes së muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në xhaminë e “Et’hem Beut” në Tiranë.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Rama u shpreh se me zgjatjen e orarit, tani të gjithë besimtarët do të kryejnë ritualet e tyre.

“Ishte e paimagjinueshme që do hynit në muajin tuaj të vitit të lehtësuar jo pak nga shtrëngesa e tmerrshme e pandemisë.

Edhe me zgjatjen e orarit do keni mundësi të bëni të gjithë ritualet.

Kam shumë besim që ky muaj do jetë energjizues dhe kam besim që me daljen nga tuneli i pandemisë dhe me hapjen e turizmit, me hapjen e të gjithë punëve për njerëzit të dalë nga ajo që thoni juaj pas vuajtjes vjen lehtësimi. Do kemi një perspektivë krejt tjetër. Kështu që përfitoj nga rasti që ti uroj të gjithë komunitetit një muaj agjërimi të pranuar dhe zoti qoftë me ju dhe shqiptarët”, tha Rama.

Kujtojmë që nga sot të gjithë besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Ky është viti i dytë, që Ramazani festohet në një periudhë pandemie.



Skip to toolbar