Rama: “Drejtësia” ka nisur pastrimin e të korruptuarve

POLITIKË


Kryeministri Rama ka kërkuar njohjen e Kosovës dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE gjatë fjalës së tij 25 minutëshe në samitin e OKB-së në New York. Rama e nisi fjalimin me arritjet e Shqipërisë në objektivat e saj globale, ndërsa bëri një deklaratë të fortë edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia. Në lidhje me procesin e zgjerimit të familjes europiane me Ballkanin Perëndimor, Rama tha se kjo është e vetmja formë për të siguruar stabilitetin në rajon. “Stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në.” tha Rama

Reforma në Drejtësi ishte një tjetër pikë ku u ndal Kryeministri Rama, një reformë mjaft e vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët. Rama tha se falë kësaj reforme shumë gjyqtarë dhen prokurorë të korruptuar kanë dalë nga sistemi i drejtësisë , ndërsa Shqipëria është në rrugën e duhur për të luftuar korrupsionin.

Megjithatë ka edhe një element tjetër që duhet përmendur, që është reforma e pashembullt në drejtësi e Shqipërisë, procesi i një pastrimi madhor duke hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore, të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar të gjithë fizionominë e vendit.

Korrupsioni në gjyqësor për dekada të tëra, jo vetëm parandaloi bërjen e drejtësisë, por gjithashtu u shndërrua në pengesë, për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës tonë të përditshme si shoqëri.

Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë, duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë më në fund, triumfin e drejtësisë, e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe që e përfaqësoj me krenari këtu, sot.” tha Rama

Rama thekon se Shqipëria ka bërë progres në lidhje me barazinë gjinore, ku sumë gra janë pjesë e qeverisë apo në këshillat vendor e administratë publike. Gjatë fjalës në foltoren e OKB, Rama u shpreh se për këtë fakt është shumë krenar që ky ndryshim i madh ka ndodhur në qeverinë e tij.

Përveç kësaj, ne kemi bërë progres të madh për sa i takon barazisë gjinore me më shumë gra, sesa kurrë ndonjëherë, të pranishme në qeveri, në Parlament, në këshillat vendore dhe në administratën publike dhe jam shumë krenar të them që në qeverinë time ka më shumë gra sesa burra, një shenjë mjaft e mirë për të qenë të suksesshëm.”  

Në lidhje me pavarësinë e Kosovës, Rama tha se ky është një proces i pakthyeshëm dhe se ka ardhur koha që të dy vendet të bashkëpunojnë për të ecur përpara. Kryeministri Rama bëri thirrje që Kosova të lejohet të integrohet ne organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët e saj të mos mbeten të izoluar.

E dashur Serbi, Kosova e pavarur është e pakthyeshme, mos jetoni më me historinë por bëni historinë për eten tuaj dhe për botën duke ardhur në realitet. E rëndësishme që Kosova t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare ku çdo vend sovran ka të drejtë të marrë pjesë. Shpresa ime e sinqertë që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara dhe të ofrojë një të ardhme të pavarur. E pajustifikueshme që Kosova me 2 mln banorë mbetet vendi i vetëm ku populli është ende i izoluar. Nga 2014 më shumë e100 mln njerëz janë shtuar asaj bashkësie që mund të hyjnë ne BE pa viza, si është e mundur që BE të mbajë peng 2 mln njerëz. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë“, tha Rama në OKB

Gjatë thirrjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mediat janë fokusuar edhe në reagimin e përfaqësueses së Serbisë, e cila pati një buzëqeshje ironike në fytyrë.



Skip to toolbar