Rama: Partia e ‘non gratës’, vegël e Kremlinit!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nga Lushnja ku po zhvillon një takim me qytetarët ka sulmuar Partinë Demokratike, duke e cilësuar si vegël të Kremlinit.

Sipas Ramës, Putin synon që të shkaktojë destabilitet tek vendet dhe të rrëzojë qeveritë. Ama u shpreh se PD mori në 2017 afro gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë.


‘Si qenka kjo që janë rritur çmimet dhe fajin e ka qeveria. Çmimet janë rritur më pak se në gjithë rajonin. Putin kërkon që ta kthejë energjinë në armë. Do t’i ngusë nëpërmjet shtrëngimit ekonomik njerëzit që të çohen dhe të krijojnë rrëmujë.

Ne një vegël të Kremilinit e kemi të ulur këmbëkryq në Tiranë, PD-në, atë të non gratës. Nuk është më një tezë është në fakt i shkruar. Pse duhet t’i paguante për 2017, për të financuar një çadër. Çadra ishte dava ruse, pse që ta bëjnë Shqipërinë më demokratike, pse këtë hall kanë rusë.

Prandaj donin të sillnin PD në pushtet. Unë besoj të kundërtën. Gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar pushtetin. Korrupsioni madhor dhe minimi i demokracisë janë të lidhura me faktin se kemi të bëjmë me një vegël.

Vegël këtej vegël andej, janë bashkuar veglat bashkë. Lloj spiunësh dhe të pabesësh dhe kërkojnë që të ngrihen njerzit të rrëzojnë qeveritë e tyre. Që të thonë nuk ka luftë këtu ka luftë. Kemi një çorbë rusë, një bashkim i një të keqje të madhe.’- tha Rama.




Skip to toolbar