Rama publikon foton: Pamjet e triumfit të jetës

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama e nis këtë të martë me një mesazh për të gjithë prindërit që kanë përfituar bonusin e bebes.

Teksa publikon në “Facebook” foto të bebeve, të cilat i cilëson si “pamje të triumfit të jetës”, Rama thekson se 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë? #FAKT? 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.
Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë ❤️, 80,000 për fëmijën e dytë ❤️❤️dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë ❤️❤️❤️, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë??
#ShqipëriaeArdhmjaJonë??



Skip to toolbar