Rama si babagjyshi, shtëpi të re për familjen Zela: Ju më sillni vetëm 10-ta

AKTUALITET


Familja Zela në Vaqarr u bë me shtëpi të re për Krishtlindje. Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe aktorin e humorit Gaz Paja, ishin në familjen Zela që u fut në banesën e rindërtuar. “Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare” shprehet Rama.

E ndërsa u dha dhuratat fëmijëve të familjes bashkë me Veliajn, kryeministri kishte vetëm një kërkesë. “Si e kishe atë shtëpinë tjetër copë copë, shiko këtë tani, nuk ke justifikim, dhe nuk po të kërkojmë të bësh ndonjë punë, por të na sjellësh ca 10-ta në shtëpi. Kur i sjell ti 10-tat, a di si janë për mamin? Si ato çokollatat atje, kur i sjell 8-ta janë si qepë” tha kryeministri.


Gjatë bisedës me kryebashkiakun për shkollat dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk kurseu batutat. “Shqiptarët e kanë po nuk të prekën nuk besojnë, nuk janë të Krishtit, janë të Shën Thomait, po ta prek, ta besoj” tha ai.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱 Vaqarr, Tiranë – Shtëpia e re e familjes Zela, që u godit keqaz nga tërmeti i shtatorit, çel dyert në ditën e bekuar të Krishtlindjeve bashkë me urimin për shëndet, mbarësi e jetë të lumtur familjare🙏 https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. Dezember 2019



Skip to toolbar