U kap me telefonin e Jurgen Kurtit në qeli, 8 muaj burg atentatorit të Çapjes

AKTUALITET


Shkëlzen Hasanpapaj, i arrestuar nën akuzën e atentatorit ndaj Florenc Çapjes në Elbasan, i janë shtuar edhe 8 muaj burg për shkak se futi një celular në qeli.

Një kontroll i bërë në qelinë e tij në paraburgimin 302 në Tiranë në maj të këtij viti zbuloi një telefon celular “iPhone 6S”. Për këtë veprim të “futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg” Gjykata e Tiranës vendosi të jap 8 muaj burg për Hasanpapaj.


22-vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim pas gjetjes së aparatit telefonik, ndërsa pas hetimeve rezulton se karta SIM e përdorur nga ai ishte e regjistruar me emrin e Jurgen Kurtit, ish menaxherin e Vipave, vrarë pak kohë më parë në Tiranë. Por, nga verifikimi i librit të takimeve të paraburgimit “Mine Peza” nuk rezultonte që ky person t’i kishte ardhur në takim të pandehurit.

Në muajin nëntor, Shkëlzen Hasanpapaj u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në qershor 2016 në Elbasan. Sipas gjykatës, 22-vjeçari ishte autori i breshërive automatike drejt automjetit ku ata udhëtonin në qershor 2016 në Elbasan, duke plagosur Muçën, si edhe një efektiv policie, kalimtar në vendin e ngjarjes. Pas krimit, Hasanpapaj u largua drejt Holandës ku u arrestua dhe ekstradua në Shqipëri.




Skip to toolbar