Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, jo institucion për teke partie!

AKTUALITET


Kreyministri Edi Rama tregoi edhe njëherë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Në studion e “Real Story”, Kryeministri deklaroi se nuk  do të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve, ndërsa theksoi se Presidenti nuk ka mundësi Kushtetuese ta ndryshojë datën e zgjedhjeve.

S`kemi asnjë dilemë për këtë, 100% i sigurtë që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Presidenti ka thënë, nëse palët bien dakord, unë jam gati ta nxjerr dekretin. Ka një palë, që është pala kryesore që nuk është dakord. Unë kur ka qenë puna për të thënë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën e kam thënë, këtu nuk mund të them, sepse Presidenti nuk e ka në mënd këtë gjë. Presidenti ka qenë shumë korrekt kur ka bërë një propozim, që ia ka lënë palëve. Ne s`jemi dakord dhe kaq”, tha Rama.

Më tej, Kreyministri, duke sjell në kujtesë krizën politike të 2017, tregoi një detaj nga diskutimet me ndërkombëtarët, të cilët kishin sugjeruar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Por, Edi Rama u shpreh se as në atë kohë nuk kishte pranuar shtyrje të datës së zgjedhjve, pasi kjo do të bëhej precedent.

“30 qershori është afati limit i Kushtetutës. Po të ishte strikt personale, çfarë nguti kam unë të bëj fushatë në gjithë Shqipërinë. Po të ishte personale, nuk është në dorën time, sepse është datë kushtetuese. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është precedenti. Para dy vjetësh kur erdhi Flankeshtain, ata sollën një dokument që kërkonin shtyrje të zgjedhjeve”.

Unë u thashë që kjo nuk bëhet, sepse kemi një afat kushtetues. Po të bëhej atëhere do bëhet gjithmonë, nesër do çohet një parti tjetër dhe thotë nuk duam zgjedhje dhe i shtyjmë. Do kthehet institucioni i zgjedhjeve nga një institucion që prezumon të drejtën e popullin për të gjykuar, në një institucion për teke partie”, tha Rama.



Skip to toolbar