Raporti i AMF: Kompanitë e sigurimeve kanë shlyer dëmet nga tërmeti

EKONOMI


2020 edhe pse një vit i vështirë për shumë sektorë, pagesat e dëmeve të tërmetit, nga kompanitë e sigurimeve kanë patur ecuri pozitive.

Sipas drejtorit të Autoritet të Mbikqyrjes Finaciare gjatë vitit që shkoi u paguan 3 miliarde lekë dëme, ndërsa janë mbyllur 90% e praktikave.


Nga totali prej 6295 kërkesa janë mbyllur 90% e praktikave. Ndërsa vetëm 6 raste kanë përfunduar në gjykatë. C’ka tregon se kompanitë kanë qënë korrekte në trajtimin e këtij fenomeni.

Duke raportuar në komisionin e ekonomisë për veprimtarinë gjatë 2020, kreu I AMF Ervin Mete tha se treguesit e këtij fillim viti janë pozitiv për ritkthimin në normalitet të këtij tregu, I cili u prek nga pandemia.

Në 2020, AMF mori disa masa ku një prej tyre ishte pezullimi i shpërndarjes së dividentit nga kompanitë si dhe miratoi planin e veprimit për rikëmbejn e dyshoqerive të sigurimit, të cënaura nga efektet e pandemisë.




Skip to toolbar