Raporti: Rusia po godet Ukrainën me raketa balistike nga Koreja e Veriut

BOTA


Rusia po godet Ukrainën me raketa balistike të marra nga Koreja e Veriut. Ky është konkluzioni i bërë publik nga një raport i Pentagonit, i cili ka analizuar mbetjet e raketave, duke konfirmuar faktin se Pheniani ka dërguar armë në Moskë. Bazuar në analizën e imazheve, inteligjenca amerikane pretendon se rrënojat e gjetura në rajonin Kharkiv të Ukrainës në janar të këtij viti erdhën nga një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi të prodhuar në Korenë e

“Analiza konfirmon se Rusia përdori raketa balistike të prodhuara në Korenë e Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës. Mbetjet e raketave të Koresë së Veriut u gjetën në të gjithë Ukrainën”, thuhet në regimin e Agjencisë e Inteligjencës së Mbrojtjes.

Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mohoi akuzat se Pheniani po dërgonte armë në Rusi, duke e quajtur pretendimin “absurd”. Koreja e Veriut “nuk ka ndërmend të eksportojë aftësitë e saj ushtarako-teknike në asnjë vend”, tha ajo.

Sakaq, Administrata Americane e Joe Biden ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë armatimin e ofruar nga SHBA kundër objektivave të kufizuara në territorin rus. Burime për median amerikane Washington Post bëjnë me dije se pas shumë presionesh nga vendet perëndimore, Joe Biden është bindur dhe ka ndryshuar qëndrim duke hequr kufizimet ndaj përdorimit të armëve perëndimore.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendimi i Biden vlen vetëm për objektivat brenda Rusisë pranë kufirit me rajonin e Kharkiv, ku një ofensivë e nisur nga Moska më 10 maj ka pushtuar disa fshatra. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit tre persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur nga bastisjet ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës. Kharkivi është kthyer në një nga objektivat ruse me qëllim krijimin e një zone tampon.



Skip to toolbar