Reforma në sport, Duka takon presidentët e klubeve (video)

Më të fundit


Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe disa drejtues klubesh janë mbledhur në një tryezë të përbashkët gjatë ditës së sotme, ku kanë diskutuar për Reformën në Sport, e cila nisi pas tryezës së përbashkët mes FSHF-së dhe Qeverisë disa javë më parë.

Sipas një njoftimi për shtyp i publikuar në faqen zyrtare të federatës, mësohet se: “Përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit”, shkruhet në njoftim.


Më tej saktësohen dhe pikat e diskutuara në mbledhjen mes presidentëve të klubeve dhe kreut të FSHF-së.

“Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.”

Në fund, po sipas njoftimit të FSHF-së, mësohet se të gjitha sygjerimet do ti bashkëngjiten draftit që federata do t’i paraqesë Qeverisë për Reformën në Sport.

“Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe u dëgjuan të gjitha propozimet e klubeve, të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave”, përfundon njoftimi i Federatës.




Skip to toolbar