Reforma Zgjedhore, Begaj: Do të bëj ç’është e mundur të mundësohet vota e emigrantëve

Më të fundit


Presidenti Bajram Begaj thekson se do të bëjë çfarë është e mundur që Reforma Zgjedhore të realizohet. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’, Begaj tha se qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit iu është mohuar e drejta për të votuar në vendin e tyre.

Pjesë nga intervista:


Gjithmonë partitë politike kanë dalë se do ta bëjnë por në fund nuk kanë prodhuar asgjë, kështu ndodhi edhe në reformën e fundit zgjedhore. Kjo do të jetë reforma e parë zgjedhore gjatë së cilës, ju jeni President i Republikës, çfarë do bëni që ky premtim i partive politike të mos dalë sërish një gënjeshtër një zgjedhjet e ardhshme të 2025?

Unë mendoj se nuk ka rëndësi se kush është President i Republikës, kjo është një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote. Po ashtu e kam shprehur në fjalën time, në seancën hapëse të Kuvendit domosdoshmërinë për reformën zgjedhore dhe dakordësisë politike për të votuar kjo kategori. Do bëj c’është e mundur që kjo gjë të realizohet. Patjetër, nuk është premtim vetëm i partive politike, por është edhe një vendim i gjykatës Kushtetuese e cila i është drejtuar parlamentit për të marrë një vendimmarrje në lidhje më këtë cështje.

Është interesante pyetja që sapo bëtë në lidhje me përfaqësimin e Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, apo historinë e suksesit të përfaqësimit të Shqipërisë si drejtuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim. Natyrisht të gjitha postet ndërkombëtare, që i jepen Shqipërisë, nuk janë favore personale apo ndere personale, janë të gjitha të merituara. Kjo tregon se komiteti ndërkombëtar është i bindur për maturinë politike të Shqipërisë, dhe kjo është e treguar me drejtimin e OSBE dhe kryesimin e Këshillit të Sigurimit. Në këtë intervistë do doja të falenderoja SHBA për suportin dhe mbështetjen që i ka dhënë ekipit tonë edhe si bashkëpenëmbajtëse për çështjen e Ukrainës, ku ka dënuar me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ka kërkuar llogaridhënie. Po ashtu, dëshiroj të falenderoj të gjithë diplomatët tanë që gjatë kësaj kohe të drejtimit të Këshillit të Sigurimit, kanë kaluar shumë deklarata që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që lidhen me paqen sigurinë, stabilitetin etj.




Skip to toolbar