Reforma Zgjedhore, Lubonja: Teatër i madh nga një klasë politike. Si mund të harrojmë ne shembjen e godinës?!

AKTUALITET


Që në nisje të fjalës së tij sa i takon çështjes së reformës zgjedhore, analisti Fatos Lubonja tha për ‘Real Story’ se kishin të bënin me një teatër të madh. 

Ai theksoi se nuk mundet kurrsesi që të hiqet vëmendja nga shembja e Teatrit Kombëtar, për të cilin foli edhe mbarë shtypi botëror. 


“Të flisja për reformën zgjedhore e kisha bezdi. Bylykbashi foli për teknikalitete. Të flasësh për reformën në drejtësi në këtë situatë, sidomos pas asaj që ka ndodhur me Teatrin, është që të mendosh se jemi një vend normal. Ndërkohë që ne jemi në gjendje katastrofike. Këtu ka një teatër të rëndë brenda. Me në krye ambasadoren e SHBA që thotë; shikoni para dhe jo pas. Po si të shoh unë pas?! Si të harroj që Lulzim Basha thoshte dje që; këtu është policia e lidhur me trafikantë. Si të harrojë këtë përvojë dhe të bëjë sikur ça ndodhi?! ndërkohë siç e gjykoj këtu, këtu kanë rëndë të gjithë institucionet. Përveç përpëlitjet që bën Ilir Meta. Kjo e teatrit nuk mund të kalohet kështu. Për të ka shkruajtur i gjithë shtypi botëror. E patë ça ndodhi sot në Amerikë dhe po ndodh akoma. Vdiq një njeri pa dalë nga polica, po digjet një qytet dhe gjithë Amerika. Këtë e shoh si teatër e një klase politike që nuk i përgjigjet ndjenjave të qytetarëve, por interesave të veta.”, tha Lubonja.




Skip to toolbar