Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesit e OSBE-së takim me Gjiknurin dhe Alibeaj

Më të fundit


Tre përfaqësues të OSBE kanë mbërritur mëngjesin e së martës në kryesinë e Kuvendit ku kanë zhvilluar një takim me deputetin e PS, Damian Gjiknuri.

Sot pritet që në orën 14:00 të ketë takim edhe me nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj.

Ky takim vjen një ditë pasi dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore i dërguan një letër OSBE ku kërkonin asistencë me ekspertë në komision.

Ndër çështjet që duhet të reflektojë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore janë hapja e listave të kandidatëve për deputetë, vota e emigrantëve dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Të premten në orën 11:00 do të mblidhet komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, mandati i të cilit përfundon në muajin mars.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve” shkruan Gjiknuri në facebook.



Skip to toolbar