Rekord infektimesh në SHBA, mbi 120 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, 235 të vdekur

CORONAVIRUS


Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistrojnë një tjetër rekord rastesh pozitive me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 120 mijë të infektuar me koronavirus, duke kaluar shifrën e 9,6 milionëve në total.

Ndërsa të vdekurit në një ditë janë 235 persona, duke e çuar në 234,937 numrin total. Që prej fillimit të pandemisë në botë janë regjistruar 48,6 milionë të infektuar, nga të cilët anë vdekur 1,23 milionë persona.


SHBA-ja është e para në botë si për numrin e infektimeve ashtu edhe për të vdekjeve.




Skip to toolbar