Rekordmeni i ri i “Legjionarëve”, Gjasula: Ditë historike, për shumë minuta ishim ekipi më i mirë në fushë

Më të fundit


Shkatërroi gjithçka çka ndërtuam për 76 minuta, mirëpo falë Zotit arriti të rikuperonte gabimin në fundin e ndeshjes. Përveç të gjithave, Klaus Gjasula arriti të hyjë në historinë e futbollit botëror, duke u bërë lojtari i vetëm që ka hyrë në fushë si zëvendësues dhe ka arritur të shënojë një autogol e një gol.

Pas ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe vetë Gjasula, me mesfushorin e Darmstadt u shpreh minutat e para në fushë për të ishin tejet të vështira, teksa më tej ashtu si Laçi theksoi se do të tentojnë të arrijnë një rezultat historik përballë Kombëtares spanjolle.

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund. Spanja? Normal që do të provojmë”,- u shpreh “shkatërruesi” i mesfushës. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar