“Meritonim të paktën një pikë”, Laçi: Kemi më shumë besim për ndeshjen e radhës, tentojmë kualifkimin

Më të fundit


Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares soën u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Protagonist absolut në lojën tonë mund të themi se ishte edhe “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili realizoi golin e parë duke na bërë të ëndërrojmë për plot 74 minuta. Pas ndeshjes, “ylli” i mesit të fushës tha edhe disa fjale për mediat teksa foli për ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, ku u shpreh se do të luajnë me besimiin për të tentuar kualifikimin e madh.

“Ashtu si shkoi ndeshja me atë gol në fund, ne e meritonim të paktën një pikë. Ishte performancë shumë e mirë. Jam shumë i lumtur për golin, por më shumë rëndësi kanë pikët sepse tani kemi më shumë besim, për ndeshjen me Spanjën që do të jetë shumë e vështirë dhe pse jo më pas të mos tentojmë për vendin e dytë apo të tretë”,- u shpreh Laçi. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar