“Jam krenar për këtë rezultat”, Sylvinho: Djemtë ishin të shkëlqyer, kishim përballë një kundërshtar të madh

Më të fundit


Pavarësisht se mund të arrinim një fitore të madhe, “Legjionarët” e Kombëtares soën u mjaftuan me barazimin 2 me 2, ndaj një përfaqësuesje të madhe si Kroacia, duke siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Menjëherë pas ndeshjes, tekniku Sylvinho zhvilloi edhe konferencën zyrtare për shtyp, nga ku fillimisht lavdëroi djemtë e tij, për lojën e madhe që zhvilluan e më tej lavdëroi edhe kundërshtarët kroatët, të cilët na vunë në vështirësi përgjatë gjithë sfidës.

“Jemi krenarë për këtë rezultat dhe lojën e skuadrë, nuk flasim për tërë ndeshje, pasi për 90 minuta është vështirë të rezistosh. Lojtarët kanë zhvilluar një ndeshje të madhe. Kroacia në Botërorin e fundit mposhti Brazilian dhe më duhet të them se kroatët kanë një qendër shumë të mirë dhe sot kishim gjithashtu një kundërshtar të vështirë.

Gjasula është një lojtar me përvojë, për këtë e sollëm në Kombëtare. Ndeshja ishte shumë e çmendur, me intensitet të lartë loje. Që kur hyri në fushë tentoi të ndiqte këtë dinamikë dhe kur shënoi golin na bëri të gjithëve një ‘dhuratë’ të madhe. Ishte e vështirë të ruanim dinamikën, por ai na ndihmoi shumë.

Është shumë e vështirë të analizosh ndeshjen, kur sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të kishte shënuar kroatët do të thonin arritëm një fitore të madhe. Nuk ka lidhje rezultati, por mënyra se si luan në fushë. Ndaj Spanjës, Kroacia nuk luajti keq, mirëpo dy gola në dy minuta mbylli ndeshjen. Ky është niveli në të cilin po luajmë. Duhet të kemi një mbrojtje të mirë, të zhvillojmë një lojë të mirë dhe kjo ishte ajo që bëmë. Kroacia ka respektin tim.

Kam biseduar me Federatën dhe në disa intervista kam thënë që ne duhet të kënaqemi në turen të tillë. Ajo çka i premtoj popullit është se do të luftojmë në çdo moment të lojës.

Duhet të pranojmë që kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të luftojmë në çdo moment për të siguruar pikë. Jam krenarë për lojtarë dhe për të gjithë ata që gëzuan këto momente me ne”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar