Rendi i ri botëror…Trumpist/ Ish gjenerali Prenga: Trump me dorë të fortë, po i tregon secilit shtet vijën e kuqe

KOSOVA


Ish gjenerali Dedë Prenga thotë se presidenti amerikan, Donald Trump po tregon dorën e fortë me secilin shtet që përfshihet në konflikt, duke i treguar vijën e kuqe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Prenga u shpreh se teksa mes Kosovës dhe Serbisë negociatat kanë ngecur dhe marrëveshjet nuk janë zbatuar, Kosova duhet të shohë armatosjen.

“Struktura, siguria tashmë e ndryshuar globale kërkon një përshtatje, duke filluar nga klasa politike, duke dëgjuar ekspertët. Nëse do e shikojmë në afërsi, detyrimisht që ata duke parë ngecjen e bisedimeve dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, riarmatosjen dhe kthimin e vëmendjen së shtetit serb te pjesa e armatimit ushtarak dhe propagandës, ata kanë pasur informacion të plotë. Janë shkaqe për t’u përkthyer në luftë. Por ndërhyrja e presidentit amerikan, i tregon botës që shtë iniciativa elementi i suksesit, duhet dora e fortë, për t’i treguar secilit se ku e ka kufirin dhe ku është vija e kuqe që nuk duhet të shkelet.”, theksoi ai.



Skip to toolbar