Çejku: Deklarata e Trump për Kosovën? Mungesë serioziteti konstitucional, Prishtina të reagojë

KOSOVA


Ish ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet në Lindjen e Mesme me konfliktin Izrael-Iran. Çejku tha se goditja konfirmoi lidershipin amerikan për vitet e ardhshme.

“Ende nuk ka një analizë të dëmeve nga goditjet sepse goditja është dhënë shumë metra thellë nën tokë. Vetë Trump tha që është një provë nën tokë. Simbolikisht i ra pragut të dëgjoj derën. Godtja konfirmoi lidershipin amerikan për vite të ardhshme, u tregoi vatrave të interesit sesi do jetë përgjigja e Amerikës në çdo krizë. Për Kosovën, nuk po shihet siç duhet shqetësimi dhe qasja e Trump që do të jetë vendimtare. SHBA nuk bën hapa pas dhe nuk e dimë qasjen e Trump. Kur flet për Kosovën, flitet dhe për raportet për Putin.”

Më tej Çejku shtoi se në Kosovë ka një mungesë serioziteti konstitucional dhe nuk ka ende një reagim lidhur me deklaratën e Trump në samitin e NATOS.“Trump dhe SHBA po mbrojnë investimet e tyre në Kosovë dhe po sjellin në vëmendje Kosovën, është një paralajmërim për mungesën e seriozitetit konstitucional në Kosovë. Ende nuk kemi një reagim të krerëve të shtetit në Kosovë, duhet të ketë një reagim.”



Skip to toolbar