Renditja e FIFA-s, kuqezinjtë fitojnë tre pozicione

Më të fundit


2 fitore në 3 ndeshjet e fundit, rikthyen Shqipërinë në garë në kualifikueset e botërorit. Kuqezinjtë po kalojnë një moment shumë të mirë, vërtetuan se janë një skuadër me potencial, të aftë të marrin pikë përballë çdo rivali. Ecuria pozitive në ndeshjet e shtatorit, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

Shqiperia

Me 1368 pikë, Shqipëria pozicionet në vendin e 66-të duke fituar tre pozicione në raport me renditjen e fundit. Në lidhje me rivalët e kuqezinjve, Polonia pozicionohet në vendin e 24-të ndërsa Hungaria në vendin e 40-të.


Anglia, favoritët absolut në grupin tonë marrin podiumin duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa nuk ka ndryshime në lidhje me kreun që vijon të jetë pronë e Belgjikës.




Skip to toolbar