Rama: Negociatat, peng i problemeve të BE

Më të fundit


Në fjalimin e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama iu referua edhe çështjes së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Ai tha se pavarësisht procesit të tyre dhe plotësimit të kushteve e pengesave, e rëndësishme është që vendi të ketë standarde europiane për shqiptarët.

Ai shtoi se nuk ka rëndësi se ç’ndodh me Bullgarinë për sa kohë Shqipëria ka fituar respekt në sytë e europianëve duke u parë si pikë referimi në Ballkan.


“As njëra as tjetra nuk vareshin fare nga sa kushte, nënkushte, stërkushte përmbushnim ne, nga ato që shtoheshin pasi Komisioni Europian jepte rekomandimin për hapjen e negociatave pasi Shqipëria kishte plotësuar kushtet. Dhe bëheshin si ato vargjet e fiqve të thatë sa në një parlament në një tjetër, sa andej, sa këtej nëpër Europë, tamam si gjëegjëzat që hutojnë fëmijët, po tanimë edhe fëmijët e kanë kuptuar se ato punë varen nga si e kanë hallin e tyre ata që e kanë në dorë këtë punë, jo nga sa i kemi zgjidhur ne hallet përkatëse të procesit dhe kjo nuk ka asnjë rëndësi.

Ne e kuptojmë më së miri këtë, është një mënyrë funksionimi, ne nëse në Bashkimin Europian për shkak të 1001 divergjencave dhe problematikave të brendshme, kjo nuk ndryshon asgjë në përpjekjen tonë për të ecur përpara dhe për t’i përmbushur të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë këtu në Shqipëri për shqiptarët një shtet i standardeve të Bashkimit Europian, pastaj se kur hapet konferenca dhe se kur mbyllet konferenca, kjo nuk është në dorën tonë dhe nuk është çështja jonë.

Por çështja është se balta që eksportohej nga këtu ulte Shqipërinë, e bënte të dukej si stan me lepuj ose siç më pat thënë dikur një zonjë së cilës nuk ia përmend dot emrin, na bënte shfaqje në sytë e tyre si i vetmi vend në historinë e integrimit evropian ku dukej që njëra palë paraqitej si zëdhënëse e vullnetit për integrim, kurse pala tjetër si luftëtare e regjimit në mërgim. Megjithatë, sot Shqipëria as nuk diskutohet më nga askush që është gati të ulet në tryezë me BE për çeljen e negociatave, por do të ndodhë çdo të ndodhë me Bullgarinë, as kjo nuk na pengon që të vazhdojmë me punë tonë dhe më e rëndësishmja, shihemi me respekt nga të gjithë si pikë referimi në Ballkan”, tha Rama.




Skip to toolbar