Franck Ribery dhe Fiorentina janë gjithnjë dhe më pranë. Pas një bisedimi, që ka nisur prej dyzet ditësh, dy palët janë duke arritur marrëveshjen, që konsiston në pagën prej 4 milion eurosh në sezon plus shpërblimet. Pritet që Ribery të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën. Bisedimet mes Fiorentinës dhe francezit janë zhvilluar edhe gjatë ditës së martë, ndërsa duket se tani palët kanë dakordësuar gjithçka.
Nënshkrimi me Ribery do të ishte një goditje e madhe në merkato për Fiorentinën, që përfiton nga fakti se merr një nga lojtarët legjendar të Bayern Munich, me parametra zero. Kontrata e re, sipas mediave italiane, parashikon dy vite nënshrkim me sulmuesin francez. Të mërkurën pritet që Ribery të jetë në Firence për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të bashkohet me skuadrën.
Ai ka shumë arsye për të zgjedhur Italinë, pasi ka mësuar dhe gjuhën italiane. Në fund të sezonit që lam pas, Franck Ribery dhe Arien Roben, deklaruan mbylljen e karrierës me Bayern Munich, ku luajtën për gati një dekadë dhe fituan shumë trofe në Bavari. Megjithatë, francezi dhe holandezi, nuk deklaruan përfundimin e karrierës sportive, duke lënë të hapur mundësinë për oferta nga klube të tjera.