Fiorentina sakaton Juven. Dëmtohen 3 lojtarë të Sarrit

SPORT


Pas dy fitoresh radhazi në Serie A, Juventus është ndalur në barazim 0-0 në fushën e Fiorentinës. Në fakt, ka qenë një pikë e artë për vendasit, që e nisën me dy humbje kampionatin, ndërsa sfida ndaj Juves ishte vendimtare për stolin e Monttelas. Në krahun tjetër, Juventus ka dalë e “sakatuar” nga kjo sfidë, pasi humbi tre lojtarë.

Në minutën e 8-të të sfidës, Douglas Costa ka lënë fushën e lojës i dëmtuar, ndërsa vendin e tij e zuri Bernanderchi. Ky zëvendësim  i detyruar ndikoi jo pak në lojën e skuadrës mike. Megjithatë,  Juve kërkon të gjejë rrjetën duke tentuar disa herë me Ronaldon, por mbrojtja e Fiorentiës përballon çdo sulm të CR7.


Loja ka qenë e tensionuar, me shumë faulle dhe shkelma mes lojtarëve. Ndërkohë, Fiorentina ka pasur disa mundësi për të shënuar, por pa mundur të ndëshkojë Juventusin. Gotidja e dytë për “Zonjën” erdhi në minutën e 44, kur Pjaniç detyrohet të dalë nga fusha i dëmtuar, ndërsa në vendin e tij u fut Bentacur. Me nisjen e pjesës së dytë, Sarri bëhet përsëri me ‘dhimbje koke’ kur detyrohet të kryejë zëvendësimin e tretë të detyruar pas dëmtimit të Danilos.

Ky zëvendësim si dhe dy të parët prishin gjithë planet e Juventusit, duke i dhënë mundësi Fiorentinës të marrë pikën e parë në kampionat. Gjithashtu, tre lojtarët e zëvendësuar për shkak dëmtimesh, pritet të mungojnë edhe në Champions League në sfidën ndaj Atletico Madrid.

Ndeshja e së shtunës ishte e para për Maurizio Sarrin si trajner i “Zonjës” në Serie A. Në dy ndeshjet e para, Sarri mungoi pasi ishte i sëmur. Megjithatë, Juventus qëndron në krye të Serie A me 7-të pikë, të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës, pasi të ketë luajtur dhe Inter. Fiorentina merr pikën e parë në kampionat, por mbetet në vendin e 16-të të Serie A.




Skip to toolbar