Tronditet Seria A, 14 lojtarë dhe anëtarë të stafit të Genoa-s me COVID-19

Seria A është tronditur nga lajmi më i fundit se 14 lojtarë dhe anëtarë të klubit të Xhenovas janë pozitivë me COVID-19.

Prej dy ditësh tek Genoa po shfaqen raste pozitive, fillimisht me portierin Perin dhe Schone por tashmë mediat italiane flasin për 8-10 lojtarë dhe disa anëtarë të stafit.

Dhe pikërisht infektimi i gjithë këtyre vjen një ditë pas transfertës në Napoli, aty ku xhenovezët humbën thellë 6-0.

Por ndëkohë testimet vijojnë tek Xhenova teksa me gjithë këto humbje nuk dihet si do të vijojë fati i ekipit italian apo dhe rrjedha e Serisë A, që në tetor kishte në plan të rikthente tifozët në stadiume.

Gjimshiti, heroi i Atalantës përballë Veronës

Me mund u shndërrua në titullar, por të shtunën Berat Gjimshiti ishte protagonisti kryesor i fitores së Atalantës, në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar, i cili luante kundër Veronës së Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës, që nuk luante sepse i dëmtuar, Gjimshiti i dhuroi ekipit të tij fitoren në minutën 93 të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 3-2.

Ndeshja u paraqit e vështirë për djemtë e Gasperinit, me Veronën që kaloi dy herë në avantazh me Di Carmine. Në golin e parë, pari shumë polemika, pasi veronezët shënuan me dy topa në fushë, edhe pse arbitri e quajti të rregullt.

Pas barazimit me penallti me Muriel, Atalanta besoi në fitore dhe në sekondat e fundit Gjimshiti përfitoi nga një asist i Toloi duke çuar ekipin në kuotën e 28 pikëve, në vend të gjashtë dhe shumë afër zonës Champions.

De Ligt “shpëton” Juven në derby

Juventusi arriti që të dilte triumfues në derbin ndaj Torinos, me shifrat minimale 0-1, në takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Seria A.

Takimi u dominua nga ekipi i Sarrit, por edhe vendasit patën raste për të pretenduar. I tillë ishte ai i minutës së 11-të, ku De Ligt preku topin me dorë brenda zone, por kryesori edhe VAR-i nuk akorduan penallti.

Pas disa tentativave të Ronaldos e Dibalës, duhej futja në fushë Gonzalo Higuainit, që prej tij të niste edhe zhbllokimi i rezultatit. Ai lëshoi një predhë në minutën e 70-të drejt portës së Sirigut, e ku topi shkoi në goditje këndi, nga andej ku do vinte edhe goli i vetëm i sfidës.

Në harkimin në zonë, Higuain e ktheu saktë për De Ligt, dhe holandezi nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën, duke shënuar golin e parë këtë sezon. Deri në fund, Juventusi administroi këtë rezultat, dhe fitoi derbin, duke dalë në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Interi. Ndërkohë, mbetet në vendin e 13-të, me vetëm 11 pikë Torino.

7 gola dhe rekord për super Atalanta

Atalanta ka mundur 7-1 Udinese dhe tani është vetëm tri pikë larg Juventus, kryesues në renditjen e Serisë. Dhe të mendosh se ndeshja ka nisur me një gol të bardhezinjve pas 12 minutash lojë.

Reagimi i bergamaskëve ka ardhur në minutën e 21-të me golin e barazimit të Ilicic. Lajmi tjetër i keq për Udinese ka ardhur në minutën e 32-të pas kartonit të dytë të verdhe të marrë nga Opoku.

Zikaltrit kanë përfituar menjëherë nga superioriteti numerik, duke realizuar dy gola të tjerë në pjesën e parë me Muriel (35′, pen) dhe Ilicic (43′).

Goleada e Atalanta-s ka vazhduar në pjesën e dytë me golat e Muriel (48′, 75′ pen). Me tregolëshin e realizuar sot, kolumbiani është bërë lojtari i dytë në historinë e klubit bergamask që ka shënuar të paktën tetë gola në nëntë javët e para të një sezoni të Serisë A pas Karl Aage Hansen (9 gola) në sezonin 1949/50.

Pasalic (52′) dhe 17-vjeçari Traore (83′) kanë realizuar dy golat e tjerë të Atalanta. Bergamaskët kanë shënuar 28 gola deri tani, një rekord pas nëntë javëve të para të kampionatit italian në epokën e 3 pikëve për fitore. Skuadra e fundit që ka bërë më mirë ka qenë Milan në sezonin 1992-93 (29 gola).

Berisha e Spal ndalin Napolin

Napoli ka frenuar në kampionatin italian duke mos arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 kundër Spal-it të Etrit Berishës. Milik (9′) ka zhbllokuar ndeshjen në favor të skuadrës së Ancelotti-t, por vendasit janë kundërpërgjigjur shtatë minuta më pas me Kurtic (16′), i cili ka fiksuar shifrat në 1-1. 

Kështu, “Axurrët” nuk kanë arritur të përfitojnë nga ndalesat e Juventus dhe Inter. Ndërkohë, është mbyllur në barazim 1-1 edhe ndeshja e luajtur mes Torino-s dhe Cagliari-t. Sardët kanë kaluar në avantazh me Nandez (40′), ndërsa Zaza (69′) ka shënuar për torinezët.

Juventus fiton të parën, nis mbrojtja e titullit

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, ku goli i fitores është shënuar nga Gorgio Chiellini në minutën e 21-të.

Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes që zhvilloi me Parmën, dhe ka mjaftuar që bardhëezinjtë të fitonin tre pikët e para në Torino.

Pjesa e parë ishte e dominuar prej bardhëezinjëve dhe në minutën e 21-të Chiellini shënoi golin me kokë. Më pas tentoi edhe Ronaldo, por VAR anuloi golin e tij.

Pjesa e dytë gjithashtu u dominua nga Juventusi, por nuk u shënua asnjë gol tjetër.

Ribery befason me zgjedhjen e tij, e bind klubi i Serie A

Franck Ribery dhe Fiorentina janë gjithnjë dhe më pranë. Pas një bisedimi, që ka nisur prej dyzet ditësh, dy palët janë duke arritur marrëveshjen, që konsiston në pagën prej 4 milion eurosh në sezon plus shpërblimet. Pritet që Ribery të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën. Bisedimet mes Fiorentinës dhe francezit janë zhvilluar edhe gjatë ditës së martë, ndërsa duket se tani palët kanë dakordësuar gjithçka.

Nënshkrimi me Ribery do të ishte një goditje e madhe në merkato për Fiorentinën, që përfiton nga fakti se merr një  nga lojtarët legjendar të Bayern Munich, me parametra zero. Kontrata e re, sipas mediave italiane, parashikon dy vite nënshrkim me sulmuesin francez. Të mërkurën pritet që Ribery të jetë në Firence për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të bashkohet me skuadrën.

Ai ka shumë arsye për të zgjedhur Italinë, pasi ka mësuar dhe gjuhën italiane. Në fund të sezonit që lam pas, Franck Ribery dhe Arien Roben, deklaruan mbylljen e karrierës me Bayern Munich, ku luajtën për gati një dekadë dhe fituan shumë trofe në Bavari. Megjithatë, francezi dhe holandezi, nuk deklaruan përfundimin e karrierës sportive, duke lënë të hapur mundësinë për oferta nga klube të tjera.

Berisha shkon te Spal, titullar por për mbijetesë

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka firmosur zyrtarisht për skuadrën e Spal në Serinë A. Gardiani kuqezi largohet nga Atalanta në formë huazimi me të drejtë blerje nga Spal, me kontratën që është e vlefshme për një sezon.

Berisha largohet nga Bergamo pas një sezoni me ulje e ngritje. Në fillim të sezonit 2018-2019, Berisha e nisi nga stoli, më pas zuri vendin e titullarit, por në pjesën e dytë, Gian Piero Gasperini e uli në stol futbollistin e kombëtares shqiptare, duke rikthyer titullar portierin Golini.

Kështu, gjatë vitit 2019 Etrit Berisha u aktivizua si titullar vetëm me ekipin tonë kombëtar, ndërsa Atalanta e la jashtë planeve të saj. Për këtë arsye, portieri kuqezi, ka zgjedhur të ndërrojë  skuadër, ndonëse tani do të aktivizohet me një ekip që lufton pët mbijetesë, ndryshe nga Atalanta që luante në kupate e uropës.

Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe, duke nisur me Kalmarin në Suedi, në sezonin 2008-2013, më pas  u transferua te Lazio ku qëndroi për tre vjet, para se dy vite më parë të shkonte te Atalana.

Përfundon Serie A, Atalanta dhe Inter në Champions, Milani në Europa League

Në Itali është luajtur java e fundit e Serisë A për këtë sezon, me ndeshjet që kanë nisur pas mesditës dhe kanë vijuar deri në mbrëmje.

Kështu Lazio është mundur në transfertë nga Torino me rezultatin 3-1, në një ndeshje që në fakt i vlente shumë torinezëve nëse nuk do të kishte fituar Roma. Kështu Torino mbetet jashtë zonës së europës për sezonin e ardhshëm.

Juventus e ka mbyllur me humbje javën e fundit të kampionatit kundër Sampdorias, me këto të fundit që fituan me rezultatin 2-0, por rezultati i sotëm vlente vetëm për statistikë.

Roma mundi Parmën në shtëpi me rezultatin 2-1, duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League sezonin e ardhshëm, por duke e nisur nga turet eliminatore.

Atalanta ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar në shtëpi ndaj Sassuolos. Këto të fundit kaluan të parët në avantazh, por skuadra e Gasperinit arriti të shënonte tre herë duke e fituar takimin me rezultatin 3-1.

Me të njëjtin rezultat Interi mundi Empolin dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë Sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra kua luan Frederic Veseli shkon në zonën e Paly-Off, ku do të zhvillojë një ndeshje për mbijetesën apo rënien nga Serie A sezonin e ardhshëm.

3-2 fitoi dhe Milani në fushën e Spal, por kjo fitore vlejti vetëm për të mbajtur vendin e pestë në renditje, që i jep një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm skuadrës së Gattusos. Ndërkohë Kievo dhe Frosinone janë dy ekipet që zbresin nga Seria A dhe do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Skip to toolbar