Rikthehet “pistoleta” Piatek. Milani fiton në Verona

SPORT


Milani ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Serie A, pasi  ka mundur 1-0 në transfertë Veronën. Skuadra e trajnerit Gianpaolo, pavarësisht fitores, nuk ka treguar se  është ekip që do të rivalizojë ndaj Juventus apo Inter edhe këtë sezon. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Piatek, i  cili rikthet te goli pas një mungese të gjatë.

Ka qenë minuta e 68-të e takimit, kur polaku ka shndërruar në gol një penallti të fituar nga “djalli”, ndërsa pak minuta para fundit të ndeshjes, ai ka shënuar dhe një tjetër gol, por i anuluar. Megjithatë, ka mjaftuar goli i parë për këtë sezon i Piatek, që  Milani të marrë tre pikët e radhës në Serie A, duke u ngjitur në vendin e 7-të të renditjes me 6 pikë.


Ndërkohë, Verona ka bërë një ndeshje të mirë, pasi luajti për 70-të minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Stepinskit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dhe ai i Kosovës, Amir Rrahmani janë aktivizuar titullar në këtë sfidë. Ndërkohë, Roma ka mundur Sassuolon në javën e tretë të Serie A, me rezultatin 4-2, duke marrë tre pikë të rëndësishme, të cilat e ngjisin në vendin e 8-të të renditjes me pesë pikë.




Skip to toolbar