Rebiç shpëton “djallin”, Milani afrohet me Europën

Humbja 5-0 ndaj Atalantës disa javë më parë, duket se ishte një mësim i mirë për Milanin. Pas asaj ndeshje, me ardhjen e një futbollisti si Zlatan Ibrahimoviç, Milani duket se është rikthyer aty ku i takon në kampionatin italian të futbollit. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mori fitoren e tretë radhazi. Të dielën në mesditë, Milani mundi 3-2 Udinesen në një ndeshje të çmendur.

Miqtë kaluan të parët në avantazh pas një gafe të portierit Donarumma, që doli nga zona në minutën e 6 të takimit. Megjithatë, pas golit të pësuar, një realizim spektakolar i Rebiç në të 48` të pjesës së dytë vendosi shifrat në barazim për Milanin.

Hernandez me një gjuajtje spektakolare nët ë 72`, nga jashtë zone, shënoi golin e avantazhit për Milanin, por Lasanga barazoi në të 85` për Udinesen. Por në fund të sfidës, kur po luhej minuta e tretë shtesë, Rebiç mendoi të shpëtonte “djallin” duke gjetur rrjetën përsëri, që vlejti tre pikë për Milanin. Pas fitores të së dielës, skuadra e Piolit shkon 28 pikë dhe ngjitet në vendin e 8 në renditje, duke u afruar me zonë e Europës.

Milani prezanton trajnerin e ri. Pioli “kërcënon” që në fillim

Stefano Pioli firmosi kontratën dy vjeçare me Milanin të mërkurën. Ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës “Rossoneri”, pas shkarkimit të Marco Giampaolo. Ish-trajneri i disa skuadrave të njohura në Itali, pëfshirë dhe rivalët e përjetshëm të Milanit, Interin, u prezantua të mëkurën nga drejtuesit e klubit milanez. Në fjalët e para të tij si trajner i kuqezinjve, Pioli u shpreh se “skuadra duhet të punojë shumë, për të fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritur kualifikimin në Champions League”.

“Kam ndjekur çdo ndeshje të Milanit këtë sezon. Unë jam kërkues ndaj vetes dhe kështu do të jem me lojtarët. Nuk do të tolerojë asnjë mungesë dëshire apo ambicie. Vetëm përmes punës dhe sakrificës mund të bëjmë gjëra të mëdha. Duhet të  luftojmë për kualifikimin në Champions League”, tha trajneri.

Stefano Pioli tregoi gjithashtu se ndihej i lumtur për thirrjen që i bëri Milani, për të drejtuar ekipin e parë. Ai u shpreh se e priti me shumë entuziazëm këtë detyrë. “Unë jam i përgatitur për këtë aventurë me shumë entuziazëm dhe pasion. E di që më është bërë ftesë nga një klub i shkëlqyer, një nga më prestigjozët në botë. Jam i sigurt që mund të bëj një punë të shkëlqyer këtu sepse kemi një ekip dhe lojtarë të mirë”, është shprehur Pioli.

Më tej ai foli për filozofinë e lojës, që pritet të aplikojë te Milani. “Dua një futboll pozitiv dhe argëtues, prej të cilit merr më të mirën nga futbollistët. Dua futboll me cilësi dhe intensitet. Karakteristikat e lojtarëve janë të përshtatshme për idetë që unë kam”, është shprehur trajneri i ri i Milanit.

Zyrtare, Milani shkarkon trajnerin Giampaolo

Pas rezultateve të dobëta në Serie A, Milani njoftoi zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Marco Giampaolo. “Milani njofton se ka liruar Marco Giampaolo nga detyra e si trajner i ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punën e kryer dhe i uron atij të gjitha të mirat në karrierë”, shkruan klubi kuqezi.

Aventura e Giampaolos të Milani përfundoi shumë herët. Ai erdhi në krye të kuqezinjve gjatë merkatos së verës pas përvojës me Sampdorian. Marco Giampaolo nuk arriti të merrte rezultate të mira me skuadrën, duke humbur kështu postin e trajnerit.

Ndërkohë, pritet që klubi kuqezi të njoftojë zyrtarizmin e Stefano Piolit në krye të bankinës. Më herët, ishte përfolur për një arritje të marrëveshjes me ish-trajnerin e Interit, Luciano Spalletti. Mirëpo tekniku toskan është ende nën kontratë me skuadrën zikaltër.  

Spalletti i thotë “po” Milanit

Kriza e rezultateve te Milani, sakrifikon trajnerin. “Sky Sport” në Itali raporton se ish-trajneri i Interit, Lucioano Spalleti, i tha “po” Milanit, ndërsa palët janë duket diskutuar për detajet financiare. Megjithatë, Spalletti, duhet së pari të mbyll kontratën me Interin, ekip nga i cili u shkarkua nga detyra pak kohë më parë.

Kështu do të zyrtarizohet lamtumira e Gianpaolos, që në krey të stolit të kuqezinjve, nuk arriti të merrte më shumë se 9 pikë në shtatë javë kampionat. Klubi Kuq e Zi, mandatoi Aldo Rrossin për negociatat me Luciano Spallettin. Sipas “Sky Sport”, trajneri toskan është gati të stërvitë kuqezinjtë.

Ish-trajneri i Romës, është në kontratë me Interin deri në vitin 2021, një problem që pritet të zgjidhet shpejt, pasi Interi do të ishte pala e parë e interesuar për të mbyllur kontratën, duke shmangur pagesën për Spallettin. Ndërkohë, trajneri Gianpaolo është në pritje të vendimit të klubit për të ardhmen. Milani pritet të zyrtarizojë shkarkimin sapo të ketë arritur marrëveshjen me trajnerin e ri.

Rikthehet “pistoleta” Piatek. Milani fiton në Verona

Milani ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në Serie A, pasi  ka mundur 1-0 në transfertë Veronën. Skuadra e trajnerit Gianpaolo, pavarësisht fitores, nuk ka treguar se  është ekip që do të rivalizojë ndaj Juventus apo Inter edhe këtë sezon. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Piatek, i  cili rikthet te goli pas një mungese të gjatë.

Ka qenë minuta e 68-të e takimit, kur polaku ka shndërruar në gol një penallti të fituar nga “djalli”, ndërsa pak minuta para fundit të ndeshjes, ai ka shënuar dhe një tjetër gol, por i anuluar. Megjithatë, ka mjaftuar goli i parë për këtë sezon i Piatek, që  Milani të marrë tre pikët e radhës në Serie A, duke u ngjitur në vendin e 7-të të renditjes me 6 pikë.

Ndërkohë, Verona ka bërë një ndeshje të mirë, pasi luajti për 70-të minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Stepinskit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dhe ai i Kosovës, Amir Rrahmani janë aktivizuar titullar në këtë sfidë. Ndërkohë, Roma ka mundur Sassuolon në javën e tretë të Serie A, me rezultatin 4-2, duke marrë tre pikë të rëndësishme, të cilat e ngjisin në vendin e 8-të të renditjes me pesë pikë.

Maldini i ‘shkel’ syrin Modriç: Profili i duhur për Milanin

Drjetori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se “profili i Modric do të ishte perfekt për klubin, por ne nuk kemi kontaktuar Real Madrid për kroatin”. Milani ëshë duke kërkuar ndërtimin e një ekipi solid dhe konkurrues në Serinë A, pavarësisht se këtë sezon nuk do të marrë pjesë në Europa League (i dënuar nga UEFA për fair-play financiar).

Për Maldinin, që tashmë ka detyrën për të gjetur lojtarë cilësor, një futbollist si Modriç do të bënte shumë punë për ekipin, duke i ardhur në ndihmë edhe lojtarëve të rinj. Megjithatë, Maldini është shprehur se nuk ka pasur negociata me “Los Blancos” për një transferim të mundshëm të Luka Modric drejt Milanos.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar për Modricin, megjithëse gjithmonë kemi thënë se po kërkojmë lojtarë të rinj dhe me përvojë. Profili i Modric do të ishte i përsosur për rritjen e lojtarëve tanë të rinj, por ne kurrë nuk kemi negociuar për të”, tha Maldini.  “Tregu i transferimeve është i gjatë dhe në këtë moment çmimet janë të larta, ne kemi nevojë për lojtarë në pozita të caktuara, por shumë profile janë shumë të shtrenjta për ne”, shtoi drejtori i Milanit.

Modric, që në shtator bëhet 34 vjeç, një sezon më parë ishte shumë afër firmosje me rivalët e Milanit, Interin. Megjithatë gjërat nuk shkuan si duhet, për këtë arsye, Interi hoqi dorë nga kroati, ndërsa këtë merkato nuk ka shfaqur inters për të. Milani është në kërkim të lojtarëve të rinj, me përvojë, por sigurisht me çmim të lirë, pasi klubi kuqezi e ka të limituar buxhetin për shpenzime në merkato.

Milani pazar në Madrid, synon afrimin e talentit të Real Madrid

Milan kërkon të marrë Theo Hernandez nga Real Madrid. Pas takimit zyrtar me drejtuesit e Real Madrid të enjte, Milani bëri një hap fillestar të dielën për lojtarin e Los Blancos; në Ibiza, Paolo Maldini u pa të zhvillonte një takim me Theo Hernandez, që sezonin e fundit luajti i huazuar te Real Sociedad. Takimi mes Hernandez dhe Maldinit nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar, shkruajnë mediat italiane.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport këtë të hënë, ky takim është zhvilluar për ti prezantuar lojtarit projektin e Milanit, me qëllim që Hernandez të shoh nëse është në pritshmëritë e tij. Palët do të vijojnë negociatat, por ky ka qenë një hap i rëndësishëm për një lojtar që për Milanin është brenda parametrave të kërkaura.

Theo Hernandez është vetëm 21 vjeç, nuk ka pagë të lartë (dy milionë euro në sezon) dhe një kosto të përballueshme transferimi nën 20 milionë euro. Për të arritur këtë transferim, Milani jo vetëm duhet të bind lojtarin, por njëkohësisht të arrijë një marrëveshje me Realin, sidomos sa i përket formulës së transferimit.

Në Madrid dëshirojnë të fitojnë para, ndërsa Rosonerët nuk janë të gatshëm të ofrojnë para për momentin, të paktën për fillimin e kësaj merkatoje. Ndaj, mundësia kryesore mund të jetë ajo e transferimit në formë huazimi dhe me klauzol blerjen e lojtarit nga Milani në fund të sezonit.

Përfundon Serie A, Atalanta dhe Inter në Champions, Milani në Europa League

Në Itali është luajtur java e fundit e Serisë A për këtë sezon, me ndeshjet që kanë nisur pas mesditës dhe kanë vijuar deri në mbrëmje.

Kështu Lazio është mundur në transfertë nga Torino me rezultatin 3-1, në një ndeshje që në fakt i vlente shumë torinezëve nëse nuk do të kishte fituar Roma. Kështu Torino mbetet jashtë zonës së europës për sezonin e ardhshëm.

Juventus e ka mbyllur me humbje javën e fundit të kampionatit kundër Sampdorias, me këto të fundit që fituan me rezultatin 2-0, por rezultati i sotëm vlente vetëm për statistikë.

Roma mundi Parmën në shtëpi me rezultatin 2-1, duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League sezonin e ardhshëm, por duke e nisur nga turet eliminatore.

Atalanta ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ka fituar në shtëpi ndaj Sassuolos. Këto të fundit kaluan të parët në avantazh, por skuadra e Gasperinit arriti të shënonte tre herë duke e fituar takimin me rezultatin 3-1.

Me të njëjtin rezultat Interi mundi Empolin dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë Sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra kua luan Frederic Veseli shkon në zonën e Paly-Off, ku do të zhvillojë një ndeshje për mbijetesën apo rënien nga Serie A sezonin e ardhshëm.

3-2 fitoi dhe Milani në fushën e Spal, por kjo fitore vlejti vetëm për të mbajtur vendin e pestë në renditje, që i jep një biletë për në Europa League sezonin e ardhshëm skuadrës së Gattusos. Ndërkohë Kievo dhe Frosinone janë dy ekipet që zbresin nga Seria A dhe do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Rikthehet “pistoleta” e Piatek, Milani në Champions!

Milani ka mundut Frosinone-n 2-0 mbrëmjen e sotme, duke u ngjitur provizorisht në vendin e katërt të renditjes në Serinë A. Nëse Atalanta mundet nga Juventus, atëherë kuqezinjtë do të kenë mundësi të sigurojnë përfundimisht zonën Champions në javën e fundit të kampionatit.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në të dytëm miqtë patën mundësi të kalonin të parët në avantazh. Mirëpo Donnarumma ka pritur një penallti, e cila tronditi Milanin dhe u rikthye në lojë.

Piatek u rikthye pas shumë javësh agjërim me golin, duke zhbllokuar për Milanin në minutën e 57′. Më pas ishte Suso që dyfishoi për skuadrën e Gennaro Gattusos. Milani e mbrojti rezultatin deri në fund të takimit, duke marrë tre pikë të arta në luftën e Champions-it.

Milani në Champions, Gattuso: Është koha të fitojmë tre ndeshjet e fundit!

Gennaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Fiorentinën. Trajneri i kuqezinjëve ka folur për shumë tema, duke nisur nga sherri me Bakayokon në ndeshjen ndaj Genoas. “Unë nuk mbaj mëri me asnjë”, tha Gattuso në lidhje me Bakayokon.

“Ne duhet t’i bëjmë të gjthë lojtarët të ndjehen të sigurt. Nuk kam nevojë për përkëdhelje, nuk më pëlqejnë karizmat. Më pëlqen që ndonjëherë të qëndroj në ndonjë “bordello”, nuk ndihem si i huaj”, tha fillimisht Gattuso duke ashpërsuar tonet në konfernecë për shtyp.

Duke folur për arritjen e Champions League sezonin e ardhshëm, Gattuso u shpreh: “Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, nuk duhet të humbasim energji duke parë çfarë ndodhë në fushat e tjera. Do të ndieja keqardhje nëse do të humbnim pikë rrugës. Tani duhet të mendojmë vetëm për të arritur vendin e katërt”, tha trajneri i Milanit.

Piatek nuk po kalon një moment të mirë me Milanin, teksa prej kohësh nuk ka gjetur rrjetën. Gattuso shprehet se ai duhet të jetë i qetë dhe gati për ekipin: “Nuk ka problem, ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të jetë në dispozicion të ekipit. Ai duhet t’i japë përparësi ekipit”.

Në fund Gattuso ka thënë se Milani e ka detyrë që të fitojë të treja ndeshjet e mbetura të kampionatit. “Do të përpiqemi të fitojmë të tria ndeshjet. Duhet të përgatitemi mirë për këto ndeshje. Forca jonë është grupi dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë ndër të tjera Gattuso.

Skip to toolbar