“Rithemelimi” e pengoi të flasë në Kuvend, Begaj-deputetëve: Komunikoni, jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë

AKTUALITET


TIRANË- Presidenti i Republikës , Bajram Begaj u pengua të mbante fjalën e tij në sesionin e ri parlamentar në Kuvend, pasi opozita siç edhe kishte paralajmëruar, pengoi punimet e Kuvendit.

Presidenti Begaj i bëri thirrje deputetëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Në Kuvend duhet të punojnë për interesat e qytetarëve dhe jo ta kthejnë atë në një ‘arenë lufte’.

“Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejt me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia e një seance normale më bënë që këtë mesazh ta përcjell nga Presidenca.

Me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e deputetit duhet të gjeni gjuhën e përbashkët ku duhet të jetë interesi qytetar. Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar ku ka shkëmbin të ideve. Të gjithë ne shqiptarët i kemi sytë nga ju. Ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri.

Ka sfida që kërkojnë përkushtim, koha nuk pret. Qytetarët presin të shohin një Parlament funksional, jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë tona,” tha Begaj.

Deputetë të opozitës rrethuan Foltoren duke i rënë tavolinës si edhe krijuan kaos nëpërmjet zhurmuesve. Si pasojë e kësaj Begaj zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë nga Presidenca./abcnews.al/



Skip to toolbar