Ronaldo drejt Bayern Munich

Më të fundit


Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United, është i pashmangshëm, sidomos pas asaj deklarate të portugezit, që shpërtheu ndaj klubit, ku tha se nuk ka progres pas largimit të Ferguson dhe shtoi se atë duan ta largojnë nga skuadra.

Tashmë e ardhmja e sulmuesit 37-vjeçar mund të jetë te Bayern Munich. Këta të fundit po mendojnë transferimin e një sulmuesi në janar, duke parë problemet e Mane, por edhe të ardhmen e Chuppo Moting që nuk është e sigurt.


Mediat angleze raportojnë se ka pasur bisedime mes Ronaldos dhe drejtuesve të Bayern Munich dhe një marrëveshje duket afër.

Në ditët e ardhshme pritet të dalin të reja të tjera në lidhje me këtë, por e sigurt është që Ronaldo nuk do të luajë më për United.




Skip to toolbar