Ronaldo: Rivaliteti me Messin, më bëri më të mirë

AKTUALITET


Cristiano Ronaldo beson se fakti që luajti në të njëjtin kampionat me Lionel Messin, e bëri atë lojtar më të mirë. “Kjo është padyshim e vërtetë. Unë u përmirësova më shumë më Madrid sesa në Manchester, për shkak të pranisë së Messit. Ishte një rivalitet i shëndetshëm. Ne ishim simbolet e klubeve tona. Do të ishte bukur nëse do të thonë se unë kam qenë më i miri, një lojtar fantastik”, është shprehur Ronaldo për veten.

Më tej, portugezi është shprehur se pasi të lërë karrierën sportive, do të shkëputet nga gjithçka, por duke mos sqaruar se me çfarë do të merret më pas. “Sot, unë dëgjoj gjithçka që thuhet për mua. Por kur të përfundojë, në fund të karrierës sime, nuk do të shqetësohem sepse do të shkëputem nga gjithçka”, tha Ronaldo.


Gjithë suksesin e tij ia dedikon punës. “Së pari duhet të kesh talent, përndryshe nuk do të shkosh shumë larg. Sidoqoftë, nëse talenti nuk shoqërohet me punë të palodhur, do të jetë i kotë”, u shpreh Ronaldo. Ndërkohë, Lionel Messi gjatë një interviste në të njëjtën ditë me Ronaldon, deklaroi se për të lojtari më i mirë ishte Ronaldo Nazario, duke anashkaluar rivalin e tij, që tashmë është në Itali.




Skip to toolbar