Messi në tribunë, Griezmann çon në ‘qiell’ tifozët e Barcelonës

SPORT


Barcelona ka marë tre pikët e para në kampionat, pas humbjes në javën e parë të La Ligas. Skuadra e Ernesto Valverde ka mposhtur me përmbysje 5-2 Betisin në “Camp Nou”. Ishte Fekir që shënoi që në minutën e 15-të për miqtë, ndërsa Barcelona do të priste deri në të 41` për të gjetur golin e barazimit. Antoine Griezman, ish-idhulli i tifozëve të Atletico Madrid, ka debutuar me një dopietë dhe një asist në ndeshjen e tij të parë me Barçën.

Francezi barazoi në minutën e 41`, ndërsa e nisjen e pjesës së dytë shënoi golin e avantazhit në minutën e 50-të, pas një asistimi perfekt nga Roberto. Gjashtë minuta më vonë ishte Perez që trefishoi për Barçën, ndërsa Alba realozi golin e katërt në minutën e 60-të.


Një aksion i bukur dhe një asist i shkëlqyer nga Griezmann për Vidal, bën që Barcelona të gjejë golin e pestë të takimit. Megjithatë, miqtë ngushtuan shifrat në 5-2, kur në të 79` Loren realizoi për Betis.

Leo Messi dhe Luis Suarez e kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna, pasi të dy sulmuesit e Barcelonës janë të dëmtuar. Pas ndeshjes të së dielës, Barcelona ngjitet në vendin e  nëntë të kampionatit me 3 pikë. Me tre pikë doli dhe Atletico Madrid nga fusha e Leganes, me gol të shënuar nga Vitolo në minutën e 71. Atletico mori fitoren e dytë në javën e dytë të La Ligas, duke mbajtur kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me Sevillan.




Skip to toolbar