Rrëfimi i regjisores së njohur afgane, si iku për t’i shpëtuar talebanëve

BOTA


Sahraa Karimi, filmbërësja afgane që doli në titujt kryesorë këtë javë me lutjet e saj drejtuar komunitetit ndërkombëtar të kinemasë pasi situata u përkeqësua në vendin e saj, thotë se ka arritur të largohet nga Kabuli.

Skena kaotike dhe shqetësuese janë transmetuar nga aeroporti i Kabulit ditët e fundit, pasi talebanët morën me shpejtësi kontrollin e kryeqytetit, duke bërë që shumë të kërkojnë dëshpërimisht një rrugë shpëtimi për të shmangur persekutimin.


“Miq të mi të dashur mos u shqetësoni, unë jam mirë dhe e sigurt”, kishte shkruar Karimi në Twitter.

Ajo vazhdoi me një postim tjetër në të cilin falënderoi Wanda Hrycova nga Akademia Sllovake e Filmit dhe TV, Ambasadën e Sllovakisë në Iran, qeverinë ukrainase dhe qeverinë turke, që e ndihmuan të ikte nga Kabuli së bashku me 11 persona të tjerë të paidentifikuar (që besohet të jenë familjarët e saj).

Sahraa kishte pritur në radhë për gati tre orë në përpjekje për të tërhequr para nga një bankë në Kabul, të dielën, kur menaxheri erdhi dhe i tha të largohej, ndërsa zhurma e të shtënave dëgjohej në largësi, transmeton Deadline.




Skip to toolbar